Te Sunderland të mahnitur nga Granit Xhaka, flet trajneri: Është shembull, gjithnjë beson se mund të fitojmë
Trajneri i Sunderlandit Regis le Bris thotë se mesfushori Granit Xhaka është shembull për të gjithë, i cili ka dëshirë të fitojë gjithmonë.
Xhaka që prej kalimit te Sunderland ka qenë kapiten i padisktueshëm, duke drejtuar klubin anglez në një fillim mahnitës të sezonit, ku janë vetëm pesë pikë prapa liderit Arsenal.
Të gjithë te Sunderlandi vazhdimisht kanë dhënë lëvdata për ish yllin e Bayer Leverkusenit dhe mënyrën si punon në stërvitje, e së fundmi të njëjtën e ka deklaruar edhe Le Bris.
“Graniti gjithnjë drejton si shembull. Na jep besim dhe shpresë. Beson se gjithnjë mund të fitojmë”.
“Këtë e tregon dhe iu thotë lojtarëve në dhomën e zhveshjes. Ti dëshiron ta ndjekësh atë”, deklaroi ai.
‘Granit (Xhaka) leads by example. He gives us faith and hope. He believes we can always win. He shows it and he tells the players that in the dressing room. You want to follow him.’
🗨️ Régis Le Bris pic.twitter.com/DvQqSfcJi5
— Sunderland AFC (@SunderlandAFC) October 31, 2025
Sunderland pas nëntë xhirove është mbi top gjigantët anglezë si Man City, Liverpool, Chelsea e Unitedi, kurse synon të vazhdojë me të njëjtin ritëm.
Kujtojmë, “Macet e Zeza” në vikend janë nikoqir i Evertonit./Telegrafi/


