Të shtunën në Shkup do të bëhet dezinsektim ajror kundër mushkonjave
02/09/2026
Bashkia e Shkupit njofton se më 5 shtator (e shtunë), në orët e hershme të mëngjesit, do të kryhet dezinsektim ajror kundër larvave të mushkonjave në zonën e Bashkisë së Shkupit.
Nëse kushtet e motit nuk lejojnë që të kryhet dezinsektimi, ai do të bëhet të nesërmen, kur kushtet e motit të jenë të favorshme, në të njëjtën kohë.
"Bletarët informohen që të marrin masat e nevojshme për të mbrojtur bletët në kohën e duhur", thonë nga Bashkia e Shkupit.


