Please enter at least 3 characters.

Të shtëna të shumta në provincën kanadeze

2022/07/126042678_8bfb06a29b8d8ef84e6242dfa49889430f3097e8.jpg

Policia ka konfirmuar viktima të shumta nga të shtënat herët në mëngjes në provincën kanadeze të British Columbia.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, alarmet e urgjencës të lëshuara pak pas orës 06:00 me kohë lokale paralajmëruan për “skena të shumta të të shtënave” në qendër të qytetit Langley, një qytet rreth 40 kilometra në lindje të Vankuverit.

Një i dyshuar i vetëm është dërguar në mbajtje.

Ende nuk dihet motivi dhe rasti është duke u hetuar nga autoritetet.

Një zëdhënës i Policisë Mbretërore Kanadeze nuk konfirmoi menjëherë ndonjë vdekje në sulmin e së hënës, por tha se kishte "disa viktima dhe disa skena të ndryshme në të gjithë qytetin e Langley, dhe një skenë në Township of Langley".

Viktima thuhet se ishin të pastrehë.

Rrugët në zonë janë mbyllur ndërsa hetimet vijojnë. /Telegrafi/