Please enter at least 3 characters.

Të shtëna në Suedi, plagosën të paktën pesë persona

2021/02/765bc879-cd1b-402b-963c-2e6378305a67.jpg

Të paktën pesë persona u plagosën natën e kaluar në një të shtënë në qytetin suedez të Helsingborgut.

Të paktën tre nga të plagosurit u dërguan në spital, raportojnë mediat suedeze, raporton deutschewelle.

Historiku i incidentit në Helsingborg, qyteti i dytë më i madh në Suedinë jugore pas Malmos, është ende i panjohur.

Shteti skandinav është duke luftuar bandat kriminale që janë në luftë me njëri-tjetrin, veçanërisht në qytetet e mëdha, por është ende e panjohur nëse kjo e shtënë ka lidhje me bandat.

Forcat e sigurisë ruajnë spitalin ku janë dërguar të plagosurit. /Telegrafi/