Plagoset një person te Rruga B, policia identifikon autorin
Një incident me armë zjarri ka ndodhur sonte në Rrugën B në Prishtinë, ku sipas informacioneve të para dyshohet se ka persona të plagosur.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Telegrafin se sonte është raportuar për një person të plagosur.
"Rreth orës 21:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në rrugën "B" në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur", ka deklaruar Ahmeti.
I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor.
Ahmeti bëri të ditur se policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit, ndërsa është në kërkim të personit të dyshuar, i cili tashmë është identifikuar.
"Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rasrit ndërkohë që janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është indentifikuar", shtoi ajo.
Dyshohet se i plagosuri është zyrtar i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK)./Telegrafi/


