Please enter at least 3 characters.

Të rriturit qeshin, fëmija pi birrë dhe tymos duhan (Video)

2016/01/t-euml-rriturit-qeshin-f-euml-mija-pi-birr-euml-dhe-tymos-duhan-video_hd.jpg

Ngjarja, që është regjistruar diku në Rumani, ka zgjuar vëmendjen dhe neveri në opinion.

Në video shihen katër të rritur, që e inkurajojnë djaloshin, që të tymos dhe të pijë birrë, transmeton Telegrafi.

Madje, kur njëri duhan digjet, atij i japin një tjetër.

Mënyra se si ai tymos dhe pi birrë pa bërë ndonjë grimasë, tregon se ai nuk e përjeton për herë të parë as shijen e idhët të lëngut, apo tymin e duhanit.

Policia në Rumani e ka konfirmuar rastin dhe ka nisur hetime për gjetjen e këtyre personave. /Telegrafi/