Please enter at least 3 characters.

Te Roma e pranojnë se kishin në dorë Hakim Ziyechin: Zaniolo prishi gjitha planet

2023/02/us-sassuolo-v-as-roma-serie-a-1-1.jpg
269:"REGGIO NELL'EMILIA, ITALY - NOVEMBER 09: Nicolò Zaniolo of AS Roma looks on during the Serie A match between US Sassuolo and AS Roma at Mapei Stadium - Citta' del Tricolore on November 09, 2022 in Reggio nell'Emilia, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)
12:"Getty Images

Nicolo Zaniolo është lojtari më i ri i gjigantit turk Galatasaray.

Mesfushori ofensivë italian iu bashkua skuadrës nga Stambolli pasi ishte përjashtuar nga projekti teknik i Romës.

Deri te kjo erdhi pasi Zaniolo refuzoi ofertën e Bournemouth, që ishte shumë e mirë për Giallorosët dhe klubi vendosi masa ndaj tij.

Drejtori sportiv Thiago Pinto ka konfirmuar se Roma ka pasur në dorë transferimin e Hakim Ziyech nga Chelsea, por gjitha planet u prishën pasi nuk arritën ta shisnin Zaniolon gjatë afatit kalimtar të janarit.

"Nuk dua të them kurrë se Zaniolo krijoi të gjitha problemet e Romës. Ne ishim të zhgënjyer me qëndrimin e tij, por vazhduam. Roma është më e madhe se unë, se Zaniolo dhe të gjithë".

"Unë nuk jam në gjendje të gënjej, është e vërtetë që kemi folur me agjentët e tij dhe Chelsea për Ziyech".

"Megjithatë ne kemi folur edhe me disa lojtarë të tjerë, por mos largimi i Zaniolos i prishi të gjitha planet tona".

"Gjithsesi më vije keq që në fund Ziyech nuk u transferua do te PSG", u shpreh Pinto. /Telegrafi/