Please enter at least 3 characters.

Të reshura të dendura të shiut në Maqedoninë perëndimore dhe veriore

2017/06/shi-2.jpg

Pjesa perëndimore dhe veriore e Maqedonisë është përfshirë nga të reshura të dendura të shiut, i shoqëruar me bubullima dhe vetëtima të fuqishme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Masa e paqëndrueshme e ajrit ka ardhur nga Kosova dhe është lëshuar në Maqedoni. Në disa vende të reshurat janë më të fuqishme. Edhe rajoni i Shkupit është përfshirë nga të reshura të dendura.

Ky mot i ligë pritet që të përfshijë edhe rajone përreth malit Jakupica./Telegrafi/