Please enter at least 3 characters.

Të pandashëm edhe pas Big Brother - Mateo dhe Brikena kalojnë kohë bashkë

Kanë kaluar pak ditë që nga përfundimi i edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania.

Ndërkaq, ish-konkurrentët po vazhdojnë të jenë aktiv në rrjete sociale, për të ndarë me fansat angazhimet e tyre apo edhe fotografi e video nga përditshmëria.

Një çift që u krijua brenda atyre mureve duket se po kalon kohë bashkë edhe jashtë shtëpisë së famshme.

Foto: Instagram

Bëhet fjalë për finalistin Mateo Borri dhe modelen nga Kosova, Brikena Selmani.

Ata janë parë shpesh e së fundmi shihen të lumtur teksa shfaqen nga makina.

Edhe pse ka pasur dyshime, siç shihet raporti i tyre po vazhdon mirë edhe pas Big Brother.

Kujtojmë se fituese në këtë edicion u shpall Selin Bollati, gjersa në vend të dytë u rendit Armir Shahini - Miri. /Telegrafi/

Foto: Instagram