Please enter at least 3 characters.

Të paktën 61 gazetarë u vranë në konfliktin Izrael-Hamas

2023/12/c927a8a9-f4db-425f-8dcf-1dedfeb26714-scaled.jpg
428:"GAZA CITY, GAZA - OCTOBER 10: Relatives and colleagues of Palestinian journalists Saeed Al-Taweel and Mohammad Sobh, who were killed in Israeli airstrikes, perform funeral prayer during funeral ceremony in Gaza Strip, Gaza on October 10, 2023.The journalists were killed while filming the targeting of a residential building by Israeli warplanes in Rimal district in western Gaza. (Photo by Ashraf Amra/Anadolu via Getty Images)
24:"Anadolu via Getty Images

Të paktën 61 gazetarë dhe punonjës të medias janë vrarë që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor.

Kështu ka raportuar Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), i cili ka dhënë edhe disa detaje rreth kombësisë së zyrtarëve të medias.

CPJ njoftoi se bëhet fjalë për 54 gazetarë palestinezë, katër izraelitë dhe tre libanezë, shkruan cnn.

Grupi i avokimit të gazetarisë thotë se konflikti i fundit Izrael-Gaza "ka shkaktuar muajin më vdekjeprurës për gazetarët që kur CPJ filloi të mblidhte të dhëna në vitin 1992".

Vdekja e fundit e një anëtari të medias ishte e premtja kur Montaser Al-Sawaf, gazetar i pavarur që punonte për agjencinë turke të lajmeve Anadolu, u vra në një sulm izraelit.

Ndryshe, ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza ka raportuar se vetëm gjatë ditës së djeshme janë vrarë 178 palestinezë si rezultat i sulmeve ajrore izraelite. Ministria gjithashtu konfirmoi se 589 persona janë lënduar pas përfundimit të armëpushimit njëjavor mes Izraelit dhe Hamasit. /Telegrafi/