Please enter at least 3 characters.

Të enjten nis votimi për “Oscars 2022”, Dua Lipa tregon mbështetjen për filmin “Zgjoi”

2022/01/Screenshot_4-49.png

Nesër (e enjte) do të nisë procesi i votimit të anëtarëve të jurisë për çmimin e Akademisë së Filmit, “Oscars 2022”.

Kosova për herë të parë është futur në listën e ngushtë në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar” me “Hive” (Zgjoi).

Derisa është nisur një fushatë promovimi në rrjete sociale, përkrahje për këtë ka dhënë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Dua Lipa (Foto: Instagram)

Ylli nga Kosova ka shpërndarë në InstaStory postimin që regjisorja Blerta Basholli ka publikuar në Instagram.

Krijuesja e hitit “Levitating” ishte takuar personalisht me Blertën dhe aktoren Yllka Gashi në kohën kur filmi kishte premierën në Washington DC.

E njëjta madje inkurajoi të gjithë ta shihnin filmin dhe se që atëherë shprehu dëshirën për Oscars.

Votimi i nominimeve ndërkohë fillon të enjten, më 27 janar dhe përfundon të martën, më 1 shkurt, gjersa më 8 shkurt do të bëhet e ditur lista finale e nominimeve. /Telegrafi/