Please enter at least 3 characters.

TË DEHURIT

2020/01/Zbigniew-Herbert-e1578926413413.jpg

Nga: Zbigniew HerbertPërktheu: Salajdin Salihu

Të dehurit janë njerëz që pinë me fund, por e fshehin fytyrën, sepse në fundin e gotës sërish e shohin vetveten. Nëpër fytin e shishes shohin botë të largëta. Nëse do të ishin kokëmëdhenj dhe me shije të hollë, atëherë do të ishin astronomë.