Të aksidentuarit në Llaskarcë lirohen nga pagesat për mjekim
09/04/2019
Sot në seancën qeveritare u morr vendim që të lënduarit nga aksidenti tragjik në Llaskarcë të lirohen nga pagesa e shfrytëzimit të shërbimeve mjekësore.
Vendimi, siç thuhet në deklaratën e Qeverisë, është miratuar në shenjë të solidaritetit dhe mbështetjes me familjet e viktimave dhe të lënduarve nga aksidenti tragjik./Telegrafi/


