Please enter at least 3 characters.

Tayna ndan pamje të tjera atraktive nga klipi i ri

2020/08/Tayna.png

Reperja e njohur nga Prizreni, Tayna, është duke punuar në projektin e ri muzikor.

Ajo tashmë ka nisur xhirimet e klipit të ri dhe thuajse secilën pamje e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale.

Duke qenë se pëlqehet në masë të madhe nga publiku dhe numëron fansa të shumtë, ajo ka sjell disa fotografi të reja nga xhirimet e klipit.

Këtë herë, ajo ka pozuar tërheqëse e veshur në ngjyrë hiri dhe me një shami të po së njëjtës ngjyrë.

Dukjen e kompletoi me byzylykë ari rreth qafës e më një palë syze që e bëjnë akoma më të veçantë.

“Unë duke shikuar për të ardhmen kështu”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë imazhit.

"Qeqe" përndryshe mban titullin projekti i ri i Taynës i cili pritet të lansohet së shpejti. /Telegrafi/