Please enter at least 3 characters.

Tayna merr vëmendje me dukjen e re, kthehet sërish në rozë

2020/06/500x500-e1593111347678.jpg

Rap-artistja e njohur nga Prizreni, Tayna, vazhdon të jetë personazh shumë i komentuar nga faqet rozë.

Ajo shpesh ndan me fansat imazhe dhe video të ndryshme, ndërsa nuk mungojnë as pozat atraktive nga ana e saj.

Gjatë ditës së sotme (e enjte), e njëjta ka pozuar me stil të ri të flokëve, e që tregon se është kthyer sërish me flokë rozë.

23-vjeçarja duket në formë të mahnitshme dhe kjo pamje u komplimentua tejet shumë edhe nga ndjekësit që numëron në Instagram.

Për vetëm pak kohë, imazhi arriti të grumbullojë mbi 50 mijë pëlqime e komente të ndryshme pozitive.

Tayna përndryshe ka qenë duke punuar në një projekt të ri muzikor, i cili pritet të prezantohet së shpejti para publikut. /Telegrafi/