Please enter at least 3 characters.

Tayna duket tërheqëse në imazhin e realizuar në ishullin Okolhufinolhu: Po sikur të zgjohesh nesër me gjërat për të cilat ishe mirënjohës sot

2021/05/TAYNAIII.png

Reperja nga Prizreni, Tayna, prej disa ditësh po shijon pushimet në ishujt Maldive.

Artistja, e cila gëzon suksese të mëdha, është e shoqëruar edhe nga modelja Agnesa Vuthaj.

Të njëjtat së bashku me mikeshat e tyre të tjera po shijojnë një kohë të mirë, përkundër situatës së vazhdueshme të coronavirusit.

Doruntina Shala (emri i vërtetë) ka publikuar së fundmi një imazh atraktiv të realizuar në ishullin Okolhufinolhu.

“Po sikur të zgjohesh nesër vetëm me gjërat për të cilat ishe mirënjohës sot?”, ka qenë përshkrimi i fotografisë.

Ndërkohë, komplimentet në hapësirën për komente nuk munguan as nga miqtë e fansat që mban në Instagram.

Tayna (Foto: Instagram)

Tayna ndërkaq po shijon suksesin e projektit të saj të fundit “WTF” në bashkëpunim me Ivorian Doll.

Kënga për pak kohë ka arritur të mbledh mbi gjashtë milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/