Please enter at least 3 characters.

Taulant Xhaka shënon gol me goditje bombastike ndaj Izraelit, në stilin e Granitit!

2018/09/xhaka-1-e1536350692300.png

Taulant Xhaka ka shënuar një supergol në duelin ndaj Izraelit.

Dueli që po zhvillohet në Elbasan Arena e pa një dominim të Shqipërisë në minutat e para të pjesës së dytë.

Pas një aksioni të mirë brenda zonës, ishte Taulant Xhaka ai që goditi nga jashtë zona për të shënuar për 1-0 dhe epërsinë e Kuq e Zinjve.

Goditja ishte shumë e fuqishme dhe e pandalshme për portierin izraelit.

Ky gol kujton golin e vëllait, Granitit, i cili shënoi një gol të ngjashëm ndaj Serbisë në Kampionatin Botëror, Rusia 2018. /Telegrafi/