Please enter at least 3 characters.

Tashmë është konfirmuar, Mads Mikkelsen zëvendëson Johnny Deppin në "Fantastic Beasts 3"

2020/11/deppmikkelsen.jpg

Warner Bros e ka konfirmuar lajmin se Mads Mikkelsen do ta portretizojë Gellert Grindelwaldin në vazhdimin e tretë të filmave "Fantastic Beasts 3".

Në këtë mënyrë, ai do ta zëvendësojë protagonistin e dy filmave të mëparshëm, Johnny Depp.

Këtë rol është dashur ta luante hamshori hollivudian, mirëpo ai është detyruar të heqë dorë nga ky projekt.

Depp ka luajtur në dy filmat e mëparshëm, mirëpo pasi e humbi procesin gjyqësor për shpifje ndaj The Sun lidhur me keqtrajtimin e ish-bashkëshortes Amber Heard, Warner Bros i kërkoi që të tërhiqet nga roli.

Warner Bros konfirmoi të martën mbrëma se Mikkelsen do të jetë ylli i filmit që në kinema do të arrijë më 15 korrik 2022. /Telegrafi/