Please enter at least 3 characters.

Taravari prezanton shtyllën e parë të platformës së re politike: Mbrojtja e identitetit kombëtar shqiptar

2024/03/taravari-llogo-780x439-1.png

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, prezantoi shtyllën e parë të platformës së re politike të kësaj force, mbrojtjen e identitetit kombëtar shqiptar – duke u bërë thirrje të gjithë shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, pa dallim partie apo bindjeje politike, që të bashkohen rreth kësaj kauze.“Mbrojtja e identitetit nuk është vetëm një çështje politike është një detyrë dhe përgjegjësi kombëtare,” theksoi Taravari.Ai paraqiti katër shtylla konkrete të angazhimit të partisë në këtë drejtim:Zbatimi real dhe pa kompromis i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në të gjitha institucionet shtetërore dhe administratën publike.Ruajtja e emërtimeve tradicionale shqiptare të vendbanimeve, rrugëve dhe institucioneve, si pjesë e pandashme e identitetit kombëtar.Mbrojtja aktive e trashëgimisë kulturore shqiptare, përmes restaurimit dhe ruajtjes së objekteve me rëndësi historike e kulturore.Forcimi i familjes tradicionale shqiptare dhe vlerave morale si bazë e unitetit shoqëror dhe stabilitetit kombëtar.“Vetëm përmes bashkimit dhe përkushtimit mund të arrijmë barazi reale dhe përfaqësim të denjë në Maqedoninë e Veriut,” deklaroi lideri i Aleancës.Sipas tij, këto parime përbëjnë themelin e vizionit të ri kombëtar të Aleancës për Shqiptarët, me qëllim ndërtimin e një të ardhmeje më të drejtë dhe më të bashkuar për shqiptarët në vend./Telegrafi/