"Tani jemi të lirë", Sanchez i filloi stërvitjet me këngën e 'Gladiatorit' që besohet se është dedikim për Mourinhon
Alexis Sanchez ishte një nga ata lojtarët me të cilët Jose Mourinho besohet se nuk ka pasur raporte edhe aq të mira.
Kiliani është aktualisht i lënduar dhe po kalon në një fazë të rikuperimit, por si lojtar i nivelit të lartë që është ai përbën lajm edhe kur është jashtë fushës së blertë.
30-vjeçari filloi stërvitjet të shtunën me entuziazëm, i cili duket se ishte dedikim për Jose Mourinon që u shkarkua nga detyra e trajnerit.
Sulmuesi teksa po bëhej gati për stërvitje në qendrën Carrington në veturën e tij kishte lëshuar këngën e filmit 'Gladiator', "Now We Are Free", që në shqip i bie "Tani jemi të lirë".
Duket se Sanchez është i lumtur që më në fund është liruar nga urdhrat e Special Ones dhe mezi po pret të luajë me Ole Gunnar Solskjaer.
Ish-lojtari i Arsenalit këtë sezon ka shënuar vetëm një gol në 12 paraqitje në të gjitha garat.
Ai iu bashkua Djajve të Kuq në janarin e 2018 nga Topçinjtë, si pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit me Henrikh Mkhitaryan. /Telegrafi/


