Please enter at least 3 characters.

Takimi me mërgimtarët, Abdixhiku: Përbashkimi i djathtë si shpëtim i Republikës

2024/07/453157605_10160583925877759_4401254947398670862_n.jpg

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka mbajtur takimin e përvitshëm me mërgimtarët, në oborrin e selisë qendrore të LDK-së.

Abdixhiku tha se kjo shtëpi e madhe e demokracisë është tani e hapur për secilin bashkatdhetarë që frymon djathtë.

“Puna e madhe me mërgatë, për tre vite rresht, reforma e brendshme, programi politik e konsistenca në qëndrime shtetare, ka rikthyer besimin me Lidhjen në origjinë! Prandaj dhe këtë vit, takimi ynë ishte përplot entuziazëm, përkushtim e bindje për përbashkimin e djathtë si shpëtim i Republikës”, tha Abdixhiku.

“Mbi të gjitha, përplot vullnet e gatishmëri për mobilizim zgjedhor. Vit i ri, Rrugë e Re, Qeveri e Re!”, theksoi ai. /Telegrafi/