Please enter at least 3 characters.

Takimi Kurti-Vuçiq, shefi i NATO-s: Pres konstruktivitet dhe përparim në dialog

2022/10/bedc4b34-729c-46e6-8762-61ff27538ca8-e1667840234304.jpg
191:"NATO Secretary-General Jens Stoltenberg speaks as he meets the media during a press conference at the NATO headquarters in Brussels, Belgium Tuesday, Oct. 11, 2022. (AP Photo/Olivier Matthys)
2:"AP

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë sot se pret konstruktivitet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nga takimi në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Stoltenberg në një postim në Twitter shkruan se ky është çelësi për stabilitetin e qëndrueshëm dhe të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të rajonit.

“Bisedimet e ndërmjetësuara nga BE në Ohër janë të rëndësishme dhe pres që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri Albin Kurti të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të bëjnë përparim".

"Ky është çelësi për stabilitetin e qëndrueshëm dhe të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të rajonit. NATO, KFOR vazhdon të punojë për një Kosovë stabile dhe paqësore”, thuhet në postim. /Telegrafi/