Please enter at least 3 characters.

Takimet e presidentit të ri të Këshillit Evropian me liderët e Ballkanit Perëndimor, publikohet agjenda

2024/04/Albin-Kurti-foto-Ridvan-Slivova-1-e1708109194736.jpg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të jetë për vizitë në Bruksel, ndërsa do të takohet me presidentin e ri Këshillit Evropian, Antonio Costa.Në agjendën e publikuar të Këshillit Evropian bëhet e ditur se presidenti Costa do të takohet me Kurtin në ora 19:00.

Fillimisht Costa ka takime kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, atë të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, pastaj të Bosnjës, Zheljka Cvijanoviq dhe të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pas këtyre takimeve, presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do t’i takojë së bashku liderët e Ballkanit Perëndimor në një darkë joformale.

Darka joformale me liderët e Ballkanit Perëndimor do të mbahet në ora 20:00. /Telegrafi/