Please enter at least 3 characters.

Tahiri: Pacollin e admiroj për zhbllokimin e situatës

2017/09/16174890_1329040970504617_4425391456568029560_n-e1504778772190.jpg

Deputeti i Aleancës për Kosovë të Re (AKR), Labinot Tahiri, ka theksuar se lideri i partisë së tij, Behgjet Pacolli, për të tretën herë si përfaqësues i popullit, po e zhbllokon situatën politike në vend.

Ai para mediave ka thënë se e admiron angazhimin e Pacollit në raport më institucionet e vendit.

“E falënderoj Behgjetin për angazhimin e tij. Nuk e di për lojërat që po ndodhin me Listën
Serbe. Unë do të jem pjesë e seancës në ora 14:00”, ka theksuar Tahiri./Telegrafi/