Surpriza nga familja dhe takimi emocional me gruan, Miri me humor: Nuk ka ndonjë letër divorci?
Finalja e madhe ka sjellë një nga surprizat më të bukura dhe më emocionuese për finalistin Miri, i cili është përballur me një moment të veçantë të përgatitur enkas për të.
Për të krijuar një atmosferë të ngjashme me Tiranën, për Miri ishte organizuar një ambient i veçantë, i cili e çoi atë drejt një takimi të papritur me familjen e tij.
Aty e prisnin prindërit, vajza dhe bashkëshortja e tij, duke e kthyer momentin në një ribashkim tepër emocional.
Bashkëshortja e Mirit e ka përqafuar dhe puthur me shumë dashuri, ndërsa i ka shprehur se i kishte munguar shumë.
“Ksha shumë mall”, i tha ajo, ndërsa Miri reagoi me humor: “Çka thu ore? Pse nuk erdhe atje?”
Më pas ai e pyeti me kujdes: “A je mërzitur?”, ndërsa ajo i është përgjigjur se aspak dhe se është shumë krenare për të.
Në një moment të mbushur me emocione dhe shaka, Miri i tha: “A janë në rregull? Nuk ka ndonjë letër divorci?”, ndërsa bashkëshortja e tij qeshi dhe konfirmoi se gjithçka ishte në rregull mes tyre.
Pas këtij momenti familjar, Miri ka takuar edhe kolegët e tij, si dhe familjarë të Dr. Florit, duke e bërë surprizën edhe më të veçantë dhe të ngrohtë në natën finale. /Telegrafi/


