Superushqimet – Çka janë dhe cilat janë benefitet e tyre
Superushqimet janë shtesa dietike, shumica me bazë bimore, disa me bazë nga peshkut dhe një spektër i ngushtë janë me bazë nga prodhimet e qumështit. Si të tilla, superushqimet janë tejet nutritive që i bën të jenë të duhurat për një shëndet të mirëfilltë, të cilat efektin maksimal të tyre e arrijnë kur përdoren shtesë me ushqime tjera të shëndetshme, për një dietë të balancuar.
Superushqimet kanë një dozë ekstra të pasur me vitamina dhe minerale të shumëta krahasuar me ushqimet tjera, të cilat janë ndihmesa më e madhe për të luftuar sëmundjet dhe për të jetuar një jetë shëndetshëm të gjatë.
Disa vlera ushqyese të cilat superushqime specifike i përmbajnë janë: Antioksidantë – ndihmojnë luftën kundër kancerit, pastrojnë organizmin nga helme të ndryshme të cilat rrezikojnë shëndetin;
Acide yndyrore të shëndetshme - parandalojnë sëmundjet e zemrës dhe çrregullimet e ndryshme kardiovaskulare;
Fibra – më të mirat për të parandaluar diabetin dhe çrregullime e probleme të shumta digjestive;
Fitokemikale (karotenoide, flavonoide, klorofil) – komponenta aktive bimore që u japin ngjyrë dhe aromë bimëve, luftojnë patogjenë (shkaktarët e sëmundjeve)
Vitamina – të gjitha tipet Minerale si hekur, magnez, kalium, kalcium, bakër, natrium e shumë të tjera.
Përderisa dikur ka qenë problematikë gjetja e artikujve të tillë ushqimorë, sot ky problem është zgjidhur pasi të gjitha këto produkte si dhe shumë artikuj tjerë ushqimorë, të gjithë 100% organik të çertifikuar sipas standardeve të Bashkimit Evropian, mund t’i gjeni te Dyqani BIO!
Më poshtë mund të lexoni më shumë rreth disa llojeve më të njohura të superushqimeve.
Açai Si një nga përfaqësuesit më të shijshëm të superushqimeve, është një frut mjaftë i pasur me vlera ushqyese. Duke pasur shumë antioksidantë, forcon imunitetin dhe mbron qelizat nga dëmtimi si shkak i radikaleve të lira. I pasur me shumë fibra, jo vetëm që ndihmon tretjen, poashtu mbanë ngopur për një kohë më të gjatë dhe kontrollon nivelin e sheqerit në gjak. Duke qenë burim i mrekullueshëm i omega-3, ruan zemrën dhe përmirëson nivelin e kolesterolit në gjak. Forcon eshtrat, muskujt, zemrën dhe nervat me praninë e kalciumit.
Matcha Përkrah benefiteve të saja shëndetësore, matcha është e pasur me antioksidantë (përfshirë EGCg), shpejton metabolizmin dhe djegë kalori, ndihmon në humbje peshe, detoksifikon efektshëm dhe natyrshëm, qetëson mendjen dhe relakson trupin, është e pasur me fibra, klorofil dhe vitamina, përmban vitaminë C, selen, krom, zink dhe magnez, parandalon shumë sëmundje, e ulë kolesterolin dhe nivelin e sheqerit në gjak.
Spirulina E pasur me proteina, vitamina B1, B2 dhe B3, bakër dhe hekur, magnez, fosfor dhe mangan, ofron veti antioksiduese dhe antiinflamatore shumë të fuqishme, mbron qelizat dhe AND-në nga oksidimi, e ulë LDL dhe nivelin e triglicerideve në gjak, ka veti antikanceroze, kontrollon hipertensionin, përmirëson alergjitë, përmirëson forcën muskulare, mbanë në kontroll nivelin e sheqerit në gjak dhe parandalon aneminë.
Maca Rrënjët e saj përmbajnë shumë komponenta, efektet kryesore të të cilave i hasim në trajtimin e anemive, rritjen e energjisë dhe memories. Në veçanti për femrat është e preferueshme për balancimin e nivelit hormonal, problemet menstruale, lehtësimin e simptomave të menopauzës, dhe përmirësimin e fertilitetit dhe osteoporozës. E përforëcon imunitetin.
Ngjashëm me të, te meshkujt, për përmirësimin e infertilitetit dhe osteoartritit e shumë çrregullimeve tjera të sistemit reproduktiv preferohet Ashwagandha. Por kjo nuk e kufizon të përdoret nga çdokush për eliminimin e stresit, të ankthit, sindromit bipolar, ataksisë dhe problemeve tjera si karcinomat e inflamacionet.
Green Magma E fituar nga bari i elbit, green magma ka profilin më të balancuar nutritiv nga të gjitha bimët e gjelbra, falë pranisë së vitaminave, mineraleve, amino acideve, proteinave, enzimeve aktive dhe klorofilit. Përdorimi ditorë ndihmon në pastrimin e organizmit, në balancimin e pH, në tretje të mirë dhe lufton radikalet e lira. Prania e antioksidantëve përforëcon imunitetin dhe sistemin kardiovaskular. Ka benefite të shumëta lëkurore.
Chlorella Me prejardhje nga algat, tërë bima përdoret për përfitime të suplementeve nutritive dhe mjekësore. Është burim i shëndetshëm i proteinave, lipideve, karbohidrateve, vitaminave fibrave, klorofilit dhe mineraleve. Reagon si antioksidues dhe ndihmon në zbritjen e kolesterolit. Ka efekte të kënaqshme për fitimin e hekurit gjatë shtatzënisë në rast të mungesës së tij.
Turmeriku/Kurkuma Sigurisht e njihni turmerikun si përbërësi kryesor i pluhurit curry!
Por a e keni ditur se turmeriku ka shumë veti çudibërëse lidhur me shëndetin?
Kurkuma apo turmeriku përdoret kundër artritit, dispepsisë, dhembjes së nyjeve, dhembjes së barkut, sëmundjes së Crohn-it dhe kolitit ulçerativ, hemorragjive, diarresë, humbjes së apetitit, problemeve me mëlçi, infeksioneve me Helicobacter Pylori, ulçerave të lukthit, çrregullimeve të fshikëzës urinare dhe inflamacioneve të lëkurës nga rrezatimi.
Cimeti/Kanella e Ceylon-it Si mëlmesë tejet e shijshme, ka veti të shumëta mjekësore që nga lashtësia.
E mbushur me antioksidantë (3, 4, 5), e mbron organizmin nga dëmtimi oksidativ i radikaleve të lira. Ka shumë veti antiinflamatore, i lufton infeksionet dhe riparon indet e dëmtuara, zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ulë nivelin e sheqerit dhe kolesterolit në gjak, e përmirëson sensitivitetin e hormonit insulinë ashtuqë ka veti të fuqishme antidiabetike. Benefite të shumëta janë vërejtur edhe te sëmundjet neurodegjenerative (sëmundjet Alzhaimer dhe e Parkinsonit më të shpeshtat), lufton kancerin dhe infeksionet bakterore e fungale.
Jo të gjitha llojet e kanellës janë të krijuara njësoj, më e mira është kanella e Ceylonit, apo Kanella e Vërtetë!
Pluhur Psyllium Psyllium-i është fibër e tretshme në ujë, e fituar nga bimë të cilat kryesisht rriten në Indi.
Si shkak i tretshmërisë së shkëlqyeshme, psyllium-i absorbon ujë dhe trashet duke krijuar një komponentë viskoze e cila i reziston tretjes në zorrët e holla. Kjo rezistencë i mundëson të ndihmojë në kontrollimin e nivelit të kolesterolit, triglicerideve dhe sheqerit në gjak. Efektin kryesor e ka në rregullimin e metabolizmit dhe lirimin e konstipacionit, ndërsa njëkohësisht trajton edhe diarrenë.
Proteina nga Kërpi Kërpi është proteinë e plotë, i përmbanë të gjitha prej nëntë amino acideve esenciale dhe acidet yndyrore omega-3 e omega-6. Është lehtësisht i tretshëm dhe një burim i mrekullueshëm i fibrave. I pasur me minerale (P, Mg, Ca, F, Mn, Z, Cu) dhe antioksidues mbron organizmin nga dëmtimi oksidativ, i cili njihet si shkak i shumë sëmundjeve kronike dhe ruan shëndetin e zemrës.
Farat Chia Të pasura me shumë nutritientë të rëndësishëm pë trurin dhe trupin, janë një nga ushqimet më të shëndetshme në planet!
Fjala “chia” nga lashtësia nënkupton “fuqi”
Përmes sasisë të vogël të kalorive dhurojnë vlera të larta ushqyese. Janë të pasura me antioksidantë, pothuajse të gjitha karbohidratet e tyre janë fibra, janë të pasura me shumë proteina kualitative të cilat ndihmojnë në humbje peshe. Kanë sasi të lartë të omega-3 dhe të mineraleve të rëndësishme ashtërore (Ca, P, Mg). Ulin nivelin e sheqerit në gjak dhe zvogëlojnë inflamacionet kronike.


