Sulmuesi me sëpatë në Dusseldorf shpresonte të qëllohej nga policia!
10/03/2017
Autoritetet gjermane kanë bërë të ditur se shtatë veta janë lënduar pas një sulmi me sëpatë të ndodhur mbrëmë në një stacion të trenave në Dusseldorf.
Ndërkohë, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet policore gjermane u kanë thënë medieve vendase se sulmuesi me sëpatë në stacionin e trenave në Dusseldorf ishte në “një situatë të jashtëzakonshme mendore”.
Po sipas medieve gjermane, përcjell Telegrafi, sulmuesi ka vepruar i vetëm.
Ajo çfarë shtojnë mediat gjermane është fakti se ai kishte shpresuar se do të qëllohej nga policia.
Ndërkohë mediat e huaja shkruajnë sulmuesi është Fatmir H. i cili thuhet se vjen nga Kosova. /Telegrafi/


