Sulmon fizikisht policin
29/10/2018
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor.
Rasti ka ndodhur në fshatin Kuzmin në Fushë Kosovë, të shtunën rreth orës 23:00.
Gjatë kontrollit nga i dyshuari janë konfiskuar një thikë dhe një sasi e vogël e substancës narkotike e llojit marihuanë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/


