Sulmoi vajzën dhe bashkëshorten - policia i sekuestron një pushkë ajrore
25/05/2025
Një rast i dhunës në familje është raportuar të shtunën rreth orës 11:30 në Suharekë, ku një vajë ka njoftuar policinë se babai i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe nënës së saj.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë intervenimit kanë gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore, e cila ishte e dëmtuar dhe dyshohet të jetë mbajtur pa leje.
I dyshuari, shtetas kosovar është shoqëruar në stacionin policor për intervistim.
Me vendim të prokurorit të rastit, procedura do të vazhdojë në rrugë të rregullt ligjore. /Telegrafi/


