Sulmoi fizikisht policin, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
11/07/2024
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti e ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor derisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 13:30.
Në raportin policor bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/


