Please enter at least 3 characters.

Sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij, policia arreston të dyshuarin në Prizren

2020/03/dhune-5-780x439-768x432-1.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Në njoftimin e bërë nga Policia thuhet se rasti ka ndodhur ditën e enjte, rreth orës 08:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Telegrafi/