Sulmoi fizikisht babain e tij, arrestohet i dyshuari
27/07/2025
Një person është arrestuar të shtunën pasdite në Novobërdë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht babain e tij.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 16:30, kur është raportuar për një incident familjar.
“I dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht babain e tij. Viktima ka marrë trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve të pësuara,” thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet si dhunë në familje./Telegrafi/


