Sulmohet seksualisht një grua në Podujevë, arrestohet i dyshuari
135:"Stop violence Against Children, The concept of stopping violence against children. Human rights Day concept. Anti-trafficking concept.
19/03/2024
Një person është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht një grua.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më datë 17.03.2024, në Podujevë.
Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/


