Please enter at least 3 characters.

Sulmohet një person me aftësi të kufizuara në Ferizaj

2024/12/sulmon.jpg

Policia në Ferizaj, ka pranuar një informatë përmes rrjeteve sociale lidhur me një incident, ku dyshohet se është sulmuar fizikisht një person me aftësi të kufizuara, i njohur si "Cufa". Policia ka pranuar informatën të hënën rreth orës 11:00, por rasti dyshohet të ketë ndodhur dy ditë më parë.

Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka thënë për Telegrafin se menjëherë pas pranimit të informatës, hetuesit e stacionit policor në Ferizaj janë angazhuar dhe kanë arritur të identifikojnë një person të dyshuar, i cili është ftuar në stacion për intervistim.

“Ngjarja dyshohet se ka ndodhur dy ditë më parë në sheshin e qytetit. Me autorizim të prokurorit të shtetit, policia ka nisur procedurat për shqyrtimin e kamerave të sigurisë me qëllim të sqarimit të rrethanave të rastit”, ka thënë Veseli./Telegrafi/