Sulm me bombë në Pakistan, treni del nga shinat - të paktën 24 të vdekur
Të paktën 24 persona kanë vdekur pas një sulmi vetëvrasës me bombë që kishte në shënjestër një tren që transportonte personel ushtarak në provincën jugperëndimore të Balochistanit në Pakistan.
Ngjarja ndodhi pranë një linje hekurudhore në Quetta, kryeqyteti i provincës Balochistan.
Forca e shpërthimit bëri që dy nga vagonët e trenit të përmbyseshin dhe të merrnin flakë.
Raportohet se më shumë se 70 të tjerë u lënduan në shpërthim.
Disa ndërtesa u dëmtuan së bashku me më shumë se një duzinë automjetesh të parkuara përgjatë rrugës, sipas dëshmitarëve dhe imazheve që qarkullojnë në rrjete sociale.
Ndryshe, Quetta është kryeqyteti i provincës Balochistan të goditur nga kryengritjet.
Ushtria Çlirimtare e Baluçëve (BLA), e cila është e jashtëligjshme dhe kërkon pavarësi nga qeveria qendrore e Pakistanit, ka marrë përgjegjësinë për sulmin në një deklaratë. /Telegrafi/


