Please enter at least 3 characters.

Sulm me armë pranë një gjykate në SHBA, raportohet për tre të vdekur (Foto)

2016/07/SHBA-1.jpg

Të paktën tre persona raportohet se janë vrarë dhe një tjetër është plagosur nga disa të shtëna në Gjykatën e Berrien County në jugperëndim të Michiganit në SHBA.

Mësohet se dy prej viktimave janë përmbarues, ndërsa sipas mediave amerikane viktima e tretë është autori i ngjarjes.

Gjykata është mbyllur për arsye sigurie, ndërkohë që është nën mbikëqyrjen e rreptë të forcave të sigurisë. Guvernatori i Michighan-it e përshkroi si rast të izoluar, por bëri me dije se hetimi për incidentin kanë filluar menjëherë, transmeton Tch.

Sherifi i Berrien County, Paul Bailey ka deklaruar për WSBT-TV se një efektiv policie ka mbetur i plagosur nga të shtënat.