Please enter at least 3 characters.

Sulltan Erdogani shpërngulet në pallatin me 200 mijë metra katrorë dhe njëmijë dhoma (Video)

2016/01/sulltan-erdogani-presidenti-turk-shp-euml-rngulet-n-euml-pallatin-me-nj-euml-mij-euml-dhoma_hd.jpg

Ndërtesa - për të cilën kritikët thonë se është vetëm një provë e re e synimeve autokratike të Erdoganit - ka 200 mijë metra katrorë dhe njëmijë dhoma. Arkitektura kombinon stilet moderne me ndërtesat nga koha e dinastisë sulltanëve selxhukë, nga të cilët lindi Perandoria Osmane, transmeton Telegrafi.

Erdogani pritjen e parë zyrtare në pallat - në mënyrë ironike - e ka zgjedhur ceremoninë e festimit të shtetit modern turk, të vitit 1923, i krijuar pikërisht nga rrënojat e asaj perandorie e kur presidenti i parë emërohet Mustafa Kemal Ataturku.

Pallati i Bardhë apo Ak Saray në turqisht, u ndërtua në një zonë të mbrojtur natyrore Beshtepe, për çka janë ankuar edhe ambientalistët. Po ashtu, opozita është e shqetësuar. Partia Popullore Republikane, e themeluar nga Ataturku, tha se duke lëvizur në këtë pallat, Erdogani po përshpejton tranzicionin në sistemin presidencial të qeverisjes.

Edhe pse sistemi politik në Turqi është zyrtarisht parlamentar, nga fitorja e këtij viti - të zgjedhjeve presidenciale nga Erdogani - është gjithnjë e më e qartë se tani e tutje për gjithçka do të pyetet presidenti.

Duke kaluar në këtë pallat, Ataturku dëshiron të lë pas vetes trashëgiminë sekulare të Ataturkut, për çka ka braktisur vilën Canakya që ishte shtëpia e 12 presidentëve turq.

Erdogani ka thënë se po vjen koha e “Turqisë së re”, kështu që kjo shpërngulje mund të jetë pjesë e këtij projekti. /Telegrafi/