Please enter at least 3 characters.

Suarez vendosi rekord historik te Barcelona

2019/10/GettyImages-1179431093.jpg
211:"BARCELONA, SPAIN - OCTOBER 06: Luis Suarez of FC Barcelona cel during the Liga match between FC Barcelona and Sevilla FC at Camp Nou on October 06, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)
12:"Getty Images

Luis Suarez ka vendosur një rekord historik te Barcelona në këtë javë.

Skuadra katalunase fitoi 0-3 në udhëtim te Eibari, derisa sulmuesi uruguaian shënoi gol në këtë takim.

Suarez realizoi golin e tretë në minutën e 66-të ndaj rivalëve të La Liga-së, duke vendosur një rekord të ri.

Sulmuesi ka arritur që ta barazojë rekordin e Josep Samitier me 184, duke u bërë kështu golashënuesi i katërt në histori të klubit.

Ky rekord i vendosur sot natyrisht se do të thotë shumë për Suarezin, që shihet si njëri ndër sulmuesit më të mirë në histori të ligës spanjolle. /Telegrafi/