Suarez: Do të doja të isha përgatitur në La Masia
13/10/2014
Uruguaiani vjen nga radhët e Nacionalit dhe më pas ka luajtur te Groningeni, Ajaxi dhe Liverpooli, para se të transferohej në Camp Nou në afatin veror.
Ai nuk ka luajtur akoma me ekipin e parë të katalunasve për shkak të suspendimit, por është angazhuar me ekipin e të rinjve.
“Më kanë lënë përshtypje dhe më kanë mahnitur objektet, hapësirat që kanë për të zhvilluar fëmijët në gjithçka, në studime, në dietë dhe në angazhimet tjera”.
“Jam befasuar nga gjithçka, mbi të gjitha për mënyrën se si janë ata fëmijë. Do të doja që ta kisha mundësinë që të zhvillohesha në këtë mënyrë”, ka thënë Suarez.
27-vjeçari pritet të debutojë në ‘el Clasicon’ e 25 tetorit kundër Real Madridit në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/


