Please enter at least 3 characters.

Suanita e thotë hapur në BBVK: Fituese e këtij edicioni është Elijona

Gjatë një interviste të fundit, Suanita ka komentuar për lojën e Elijonës në Big Brother VIP Kosova, duke e cilësuar atë një shembull për të gjithë.

Ajo u shpreh se Elijona, pavarësisht moshës së re, ka arritur të lërë gjurmë të forta me sjelljen dhe vendimet e saj brenda shtëpisë.

“Sa herë del diçka për Elijonën, mua më mbushen sytë me lot. Po Elijona me 18 vjet çka ka përjetu…në këtë BBVK fenomen s’ka”, tha Suanita, duke nënvizuar sfidat që banorja e re ka përballuar gjatë qëndrimit të saj në spektakël.

Suanita shtoi se mesazhet dhe mënyra se si Elijona ka ditur të mbrohet dhe të sillet me maturi, e bëjnë atë të veçantë: “Ka ditë me u mbrojt shumë mirë, ka dhënë mesazhe shumë të mira jasht. Në këtë edicion, e shoh fituese Elijonën”.

Komentet e Suanitës kanë rikthyer vëmendjen tek performanca e Elijonës, duke e vendosur atë në qendër të diskutimeve mes fansave dhe mediave, të cilët e konsiderojnë një nga konkurrentet më premtuese të këtij edicioni. /Telegrafi/

- YouTubeyoutu.be