Stuhia e fuqishme në Karolinën e Veriut, momenti kur një tjetër shtëpi shembet dhe përfundon në ujërat e Oqeanit Atlantik
Një shtëpi tjetër është shembur dhe ka përfunduar në ujërat e Oqeanit Atlantik përgjatë Outer Banks në Karolinën e Veriut, si pasojë e dallgëve të forta dhe erozionit bregdetar të shkaktuar nga një stuhi e fuqishme.
Ngjarja ndodhi të dielën në zonën e Buxton, duke shënuar shembjen e parë të një shtëpie në këtë vit.
Për fat të mirë, shtëpia ishte private dhe e pabanuar në momentin e incidentit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
@cbsnews A beach house in North Carolina fell into the Atlantic Ocean on Sunday after a powerful nor'easter slammed the Carolinas and Virginia with near-blizzard conditions, leaving the shoreline in a state of emergency.
♬ original sound - cbsnews
Autoritetet kanë mbyllur të gjithë plazhin përpara Buxton për shkak të mbetjeve të rrezikshme dhe rrezikut për shembje të tjera.
Stuhia solli erëra me forcë uragani, dallgë të mëdha dhe kushte ekstreme detare.
Për vite me radhë, përmbytjet bregdetare dhe erozioni kanë zhvendosur vijën e detit, duke lënë shumë shtëpi të ekspozuara drejtpërdrejt ndaj ujit.
Autoritetet mbeten në gatishmëri pasi shqetësimet për shembje të tjera vazhdojnë ndërsa stuhia lëviz përgjatë Bregut Lindor. /Telegrafi/


