Studentët e UBT-së vizituan Telegrafin
Fillimisht pronari i këtij mediumi , Gent Lluka, i njoftoi studentët për përvojën dhe fillimin e punës si dhe konceptin dhe synimet e portalit Telegrafi, si dhe për produktin që ofrohet nën ombrellën e këtij mediumi “smard”.
Po ashtu, kryeredaktori Agron Shala dha detaje të hollësishme për punën që bëhet në këtë medium, organizimin mes redaktorëve dhe gazetarëve, publikimin e lajmeve në baza ditore, planet për publikime të temave dhe intervistave në baza javore dhe ato për raste të veçanta, thuhet nw kumtesën e lëshuar nga UBT
Kurse, përfaqësuesit për Marketing, Shpend Sadiku, Kaltërina Zylifiu dhe Arlind Gjikolli, folën për qasjen e tyre ndaj klientit dhe për bashkëpunimin ndërinstitucional, dhe rendësinë e kapërcimit të marketingut në atë online dhe rreth të hyrave.
Gjatë një bahkëbisedimi, që u zhvillua në pjesën më të madhe të këtij takimi, studentët kryesisht u interesuan për mënyrën e sigurimit të informacionit, pozitën e agjencisë në treg, raportet me botuesin dhe perspektivën e portalit.
Pronari i këtij mediumi, Gent Lluka, studentët i njoftoi në përgjithësi me ambientin dhe stafin e këtij mediumi. /Telegrafi/


