Please enter at least 3 characters.

Stromae me këngë rrëqethëse kundër kancerit (Video)

2016/01/stromae.jpg

“Quand s’est” në gjuhen shqipe do të thotë “kur është”, teksa në gjuhën frënge, është homonim për “kancer”.

Kjo është tema e këngës, rrëqethëse dhe drithëruese të artistit belg Stromae.

Vargjet e kësaj kënge, të cilat janë si një lloj letre e hapur, i drejtohen sëmundjes që ka prekur jetën e shumë personave.

“Oh po, e njohim mirë njëri-tjetrin,
Ti madje ke provuar të ma marrësh nënën,
Duke filluar nga gjinjtë e saj,
Dhe mushkëritë babait tim” është një pjesë e këngës.

Në video, Stromae lëvizë shpejtë dhe përdridhet, në tentim t’i ikë sulmeve të pamëshirshme të sëmundjes.
Sëmundja paraqitet me anë të siluetave të zeza, që vinë si degë nga ndonjë pemë ogurzezë.

Nuk bëhet e ditur nëse këngëtari ka ndonjë lidhje me sëmundjen, apo është vetëm kërkesë e tij, që të ndermiren masa në parandalimin e sëmundjes. /Telegrafi/