Please enter at least 3 characters.

Stresi-Xhulit në BBVK: Mos thuaj që jam prej Drenice, se një drenicas flijohet e nuk ia puth këmbët askujt

2023/03/xhul-xhul-xhul.jpg

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Stresi ka reaguar “i zhgënjyer” nga Xhuli, pasi Mbresa i ka treguar për skenat e puthjes së këmbëve të Vedatit dhe uljes në prehër.

Ai ka kërkuar nga Xhuli të mos e identifikojë veten si një “drenicake”, pasi që sipas tij, njerëzit që vijnë nga ky regjion dallojnë shumë nga ajo.

“Mos thuaj jam prej Drenice se një drenicas flijohet e nuk ia puth këmbët askujt”, ka thënë ai pos tjerash, duke folur për Xhulin.

Përndryshe, në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova këto ditë po futen banorët që janë eliminuar në të kaluarën.

Përndryshe finalja e madhe e BBVK do të mbahet të premten, ku njëri prej pesë finalistëve (Xhuli, Mbresa, vedati, Stresi dhe Artani) do të fitojë çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. /Telegrafi/