Strawberry Apricot - shija e re e Golden Eagle
A je gati ta provosh Golden Eagle në një shije krejt të re? Këtë verë, Golden Eagle sjell Strawberry Apricot Edition, një kombinim që bashkon shijen e dredhëzës me aromën e kajsisë.
E freskët dhe e dallueshme që në gllënjkën e parë, kjo shije e re është krijuar për ditët e gjata të verës, udhëtimet, takimet me shoqëri dhe momentet kur atmosfera kërkon më shumë energji.
Strawberry Apricot Edition ruan energjinë e njohur të Golden Eagle, duke e sjellë në një variant të ri me shije frutash, që përshtatet natyrshëm me ritmin e verës. E ftohtë, pranë pishinës, në plazh apo gjatë mbrëmjeve me shoqëri, është pija ideale për ta bërë këtë verë më të freskët, më energjike dhe më të mirë si asnjëherë më parë.
Një shije e re nga Golden Eagle, për të gjithë ata që duan të provojnë diçka ndryshe dhe t’u japin më shumë shije momenteve të verës.
Shijoje verën ndryshe, me shijen e re Golden Eagle Strawberry Apricot!


