Please enter at least 3 characters.

Stoltenberg nuk do të kërkojë një mandat të ri, do të largohet nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në tetor

2023/02/1-118.jpg
182:"Keynote speech by NATO Secretary General, Jens Stoltenberg, participating in the Ottawa Conference on Security and Defence, organised by the Conference of Defence Associations (CDA).
4:"NATO

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të përfundojë mandatin e tij siç ishte planifikuar në tetor, ka njoftuar zëdhënësja e aleancës, pasi një gazetë gjermane raportoi se vendet anëtare mund t’ia zgjatin mandatin.

"Mandati i Sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, u zgjat tre herë dhe shërbeu gjithsej pothuajse nëntë vjet", tha Oana Lungescu, transmeton Telegrafi.

“Mandati i Sekretarit të Përgjithshëm skadon në tetor të këtij viti dhe ai nuk është gati të kërkojë vazhdim”, shtoi ajo.

Gazeta gjermane Welt am Sonntag njoftoi se mandati i Stoltenberg në krye të aleancës ushtarako-politike do të zgjatet për të ruajtur stabilitetin gjatë luftës në Ukrainë.

Me profesion ekonomist dhe ish-kryetar i Partisë së Laburiste të Norvegjisë, Stoltenberg ishte kryeministër në vitet 2000-2001 dhe përsëri në 2005-2013, dhe në 2014 u erdhi në krye të NATO-s. Në karrierën e tij ka qenë edhe ministër i Financave dhe Energjetikës. /Telegrafi/