Please enter at least 3 characters.

Stojanoviq: Institucionet kapitulluan përballë “dhunës”

2016/01/branimir-stojanoviq-koordinator-i-list-euml-s-serbe_hd.jpg

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, ka thënë se “institucionet e Kosovës kanë kapitulluar përballë dhunës”.

Sipas tij, serbëve të shpërngulur nga ky Mushtishti nuk ka mundur askush t’u garantojë siguri për çka “nuk kanë mundur të vizitojnë kishën e rrënuar”.

Stojanoviq i tha agjencisë serbe Beta se janë “interesat personale të atyre që shfrytëzojnë pronat e serbëve që të jenë më të fortë se të gjitha institucionet, rendi dhe ligji, si dhe interes të atyre që me këtë temë duan të përfitojnë politikisht”.