Please enter at least 3 characters.

Stevie Wonder do t'i nënshtrohet operacionit për transplantimin e veshkës

2019/07/SteveWonder.jpg
559:"LOS ANGELES, CALIFORNIA - APRIL 11: (EDITORS NOTE: All images taken by Getty Images inside the Staples Center at Nipsey Hussle's Celebration of Life have been reviewed and approved for distribution by Atlantic Records) Stevie Wonder performs onstage during Nipsey Hussle's Celebration of Life at STAPLES Center on April 11, 2019 in Los Angeles, California. Nipsey Hussle was shot and killed in front of his store, The Marathon Clothing, on March 31, 2019 in Los Angeles. (Photo by Kevork Djansezian/Getty Images For All Money In Records and Atlantic Records)
32:"Getty Images For Atlantic Record

Legjenda e muzikës, Stevie Wonder, gjatë një koncerti të mbajtur në Londër ka bërë të ditur se do t'i nënshtrohet transplantimit të veshkës.

"Unë jam mirë. Kam një dhurues dhe gjithçka është në rregull", ka thënë muzikanti gjatë performancës në kuadër të festivalit muzikor, British Summer Time, në Hyde Park të kryeqytetit britanik.

Pasi e këndoi këngën "Superstition", ai iu drejtua publikut duke thënë se dëshironte t'u jepte fund thashethemeve lidhur me shëndetin e tij.

"Dua ta dinë, kam ardhur t'ju përshëndes dhe t'ju falënderoj për dashurinë. Jua dua dhe Zoti ju bekoftë", është shprehur Wonder duke shtuar se do të operohet në muajin shtator dhe deri atëherë do t'i mbajë edhe disa koncerte.

Fansat e kanë përcjellë me duartrokitje dhe ovacione të mëdha, ndërsa në mbështetje në koncert i doli edhe miku dhe kolegu i tij, Lionel Richie. /Telegrafi/