Please enter at least 3 characters.

Steve Kerr trajneri më i mirë i sezonit 2015/2016 në NBA

2016/04/steve-kerr.jpg
212:"October 21, 2014; Oakland, CA, USA; Golden State Warriors head coach Steve Kerr instructs during the second quarter against the Los Angeles Clippers at Oracle Arena. Mandatory Credit: Kyle Terada-USA TODAY Sports
11:"Kyle Terada

Trajneri i Golden State Warriors, Steve Kerr është shpallur trajneri më i mirë i sezonit 2015-2016 në NBA.
Kerr e merr këtë akoleadë pas një sezoni historik me ekipin e tij.

Ai e ka marrë këtë vlerësim pas rekordit historik me 73 fitore duke e thyer atë të Chicago Bulls prej 72 fitoreve.

Pjesë e ekipit të Bullsave legjendarë ishte edhe vet Kerr, pra ai theu rekordin e ekipit që vet ishte pjesë, tash si trajner.

Kerr ka mposhtur konkurrencën e legjendarit të San Antonios, Gregg Popovich, i cili po ashtu arriti një sezon fenomenal me ekipin e tij, por tri humbjet nga Warriors kanë bërë që Kerr të dalë i pari në listën e NBA.

Kerr dhe Popovich sipas të gjitha gjasave do të përballen sivjet në finalet epike të playoffit të Perëndimit, ku e pashmangshme do të jetë përballja mes gjigantëve të basketbollit, Warrios dhe Spurs. /Telegrafi/