Sterling zëvendës i Ronaldos te Reali?
29/06/2014
Sunday Mirror raporton se Los Blancos kishin dashur të presin deri në verën e ardhshme për të kërkuar shërbimet e 19-vjeçarit.
Mirëpo, problemet e vazhdueshme të portugezit me lëndime në kohët e fundit, i kanë detyruar drejtuesit e klubit spanjoll që të mendojnë për transferimin e anglezit gjatë këtij afati kalimtar.
Ai do të shërbente si zëvendësues në rastet kur Ronaldo nuk mund të luajë.
Sterling ka pasur një sezon të shkëlqyer me Liverpoolin dhe njëherësh ishte një nga lojtarët e paktë anglezë që luajtën mirë në Botëror. /Telegrafi/


